Sipas raportimeve të gazetarit italian Nicolo Schira, Juventusi ka zhvilluar së fundmi bisedime me agjentin e Davide Frattesit, duke sinjalizuar interesin serioz për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Interit në afatin kalimtar dimëror.
Mesfushori italian po has vështirësi për të siguruar një rol të qëndrueshëm nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu, teksa këtë sezon ka qenë titullar vetëm në një ndeshje të Serie A dhe shpesh është lënë në stol.
Në anën tjetër, Juve është në kërkim të përforcimeve në repartin e mesfushës, ndërsa tekniku Luciano Spalletti e njeh mirë Frattesin nga periudha e përbashkët në kombëtaren italiane.




