Forcat e Armatosura të Ukrainës, fuqi e ndërtuar mbi guximin

featured
Press Online
10 Dhjetor 2025, 13:32

Pushtimi i plotë nga Rusia në vitin 2022 ishte jo vetëm një sprovë e re, por edhe një dëshmi e fortë e qëndresës së Forcave tona të Armatosura. Ushtaret ukrainas u benë të njohur në mbarë botën për qëndrueshmërinë, inovacionet, motivimin e lartë dhe aftësinë për t’u përshtatur me kushtet më të vështira të luftës moderne. Pikërisht ushtarët tanë dëshmuan se pushtimi e Ukrainës “brenda 3 ditësh” doli krejt i paarritshëm për ushtrinë ruse.

Nga Volodymyr SHKUROV

Prej gati katër vitesh, Atdheu im – Ukraina – po lufton në mënyrë heroike kundër okupantëve rusë, të cilët më 24 shkurt 2022 nisën një luftë të paprovokuar kundër shtetit tonë.

Më 6 dhjetor, në Ditën e Forcave të Armatosura të Ukrainës, ukrainasit sipas traditës nderojnë bashkëqytetarët që çdo ditë qëndrojnë në mbrojtje të shtetit, të lirisë, pavarësisë dhe të ardhmes sonë. Më 6 dhjetor 1991, kur u miratua Ligji “Për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, filloi procesi i rilindjës së ushtrisë ukrainase në shtetin tonë modern. Forcat e Armatosura të Ukrainës u formuan mbi bazën e strukturave ushtarake të mbetura pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, por shumë shpejt nisën të zhvilloheshin drejt një ushtrie profesionale, moderne dhe demokratike. Momenti kthesë ishte viti 2014, kur agresioni rus na detyroi të rindërtonim me urgjencë sektorin e mbrojtjes. Pikërisht atëherë, mijëra vullnetarë u bashkuan ushtrinsë, u krijuan trupa të reja ushtarake, si dhe u ndryshuan doktrina dhe taktikat luftarake.

Sot, Forcat e Armatosura të Ukrainës përbëjnë një kompleks të gjerë të trupave ushtarake: Ushtrinë Tokësore, Forcat Ajrore-Detare, Forcat e Operacioneve Speciale, Trupat Desant-Sulmuese, Forcat e Mbrojtjes Territoriale dhe një sërë formacionesh të tjera. Ato zhvillojnë operacione të ndërlikuara, sigurojnë mbrojtjen në tokë, në ajër dhe në det. Bashkëpunojnë me partnerët nga NATO dhe BE.

Pushtimi i plotë nga Rusia në vitin 2022 ishte jo vetëm një sprovë e re, por edhe një dëshmi e fortë e qëndresës së Forcave tona të Armatosura. Ushtaret ukrainas u benë të njohur në mbarë botën për qëndrueshmërinë, inovacionet, motivimin e lartë dhe aftësinë për t’u përshtatur me kushtet më të vështira të luftës moderne. Pikërisht ushtarët tanë dëshmuan se pushtimi e Ukrainës “brenda 3 ditësh” doli krejt i paarritshëm për ushtrinë ruse. Pikërisht Forcat tona të Armatosura, nga fillimi i luftës, kanë dëshmuar vendosmëri pakompromis, profesionalizëm dhe forcë të lartë shpirtërore e trimërie, duke mbrojtur popullin e tyre. Shtylla kryesore e Forcave të Armatosura janë njerëzit – ushtarakët që shërbejnë në vijën e parë të frontit, mjekët, inxhinierët, lidhësit, pilotët, marinarët, artilierët, operatorët e dronëve dhe shumë specialistë të tjerë. Janë burra e gra që lënë profesionet e tyre të zakonshme civile dhe dalin në mbrojtje të vendit.

Sot, kur Ukraina mbron tokën e saj nga agresioni rus, kjo ditë merr një kuptim të veçantë, sepse nuk lidhet vetëm me sigurinë e vetë Ukrainës, por edhe me mbrojtjen e vlerave themelore evropiane – të drejtën për jetën, respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve, si dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Që nga viti 1999, paqeruajtësit ukrainas së bashku me aleatët kanë shërbyer në kuadër të misionit KFOR në Kosovë; ata kanë shoqëruar konvoje humanitare, kanë siguruar mbështetje ajrore dhe logjistike për masat e sigurisë, përfshirë edhe ato që lidhen me territorin dhe popullsinë lokale. Me përmbajtjen e tyre, innovacionin, motivimin e lartë dhe aftësinë për t’u përshtatur me kushtet më të vështira të luftës moderne, ushtarakët ukrainas kanë fituar me meritë autoritet dhe respekt në mbarë botën.

Lufta bashkëkohore po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një “luftë dronësh”; dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës janë në avangardën e zhvillimit të këtij komponenti specifik të luftës moderne. Sot, lufta ruso-ukrainase analizohet dhe studiohet në shumë vende të botës. Dhe kjo nuk është rastësi. Operacionet e shquara të ushtrisë ukrainase tashmë janë futur në historinë e kësaj lufte si faqet e saj heroike. Qëllimi i pacipë i rusëve për të pushtuar kryeqytetin e Ukrainës brenda pak ditësh hasi një përgjigje e ashpër të ushtarëve tanë dhe të civilëve, të cilët për 38 ditë mbrojtën Kyivin me mungesë armësh, pajisjesh komunikimi dhe municionesh, por me një vullnet të pathyeshëm ndaj mbrojtjes se pavarësisë e Ukrainës. Nuk mund të lihet pa përmendur operacioni i fundosjes së kryqëzorit “Moskva” nga dy raketa R-360 “Neptun”. Ky operacion u bë një mbështetje psikologjike frymëzuese për ukrainasit, si dhe fillimi i shkatërrimit sistematik të flotës ruse të Detit të Zi.

Kundërofensiva e Forcave të Armatosura të Ukrainës në rajonin e Kharkivit në shtator të vitit 2022 – një tjetër operacion i suksesshëm, i cili u bë moment kthesë në këtë luftë. Atëherë, trupat tona çliruan mbi 12 mijë kilometra katrorë të territorit ukrainas. Pikërisht atëherë bota ndoqi me admirim dështimet e radhës së Rusisë që nga tërheqja e saj nga Kyivi në mars. Sipas një artikulli të Financial Times, ky ishte “rrugëtimi 90-kilometërsh që ndryshoi rrjedhën e luftës në Ukrainë”.

Shkëputja e mëtejshme e forcave ruse nga furnizimi me municion në bregun e djathtë të Dnieprit çoi në arratisjen e tyre dhe në një fitore tjetër të rëndësishme të Forcave të Armatosura të Ukrainës – çlirimin e qytetit heroik Kherson më 11 nëntor 2022.

Operacioni në Kursk dhe operacioni “Rrjeta e Merimangës” shkatërruan plotësisht mitin për pathyeshmërinë e ushtrisë ruse. Pikërisht këto arritje të Forcave tona të Armatosura, ekspertiza e specialistëve tanë në teknologjitë inovative luftarake dhe operacionet e shquara të ushtrisë ukrainase po studiohen me vëmendje në shtabet e venE madhee kryesore të Evropës dhe të botës. Më 27 nëntor 2025, u nënshkrua një Marrëveshje Licencimi ndërmjet Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar për prodhimin masiv të dronit ndërkapës (neutralizues) “Octopus”, i cili tashmë ka dëshmuar efikasitet të lartë në luftën kundër çdo lloj varianti të dronëve “Shahed” dhe të tjerëve. Shtylla kryesore e Forcave të Armatosura të Ukrainës janë njerëzit – ushtarakët që mbrojnë Atdheun në vijën e parë të frontit, mjekët, inxhinierët, lidhësit, pilotët, marinarët, artilierët, operatorët e dronëve dhe shumë specialistë të tjerë. Aktualisht, në Forcat e Armatosura të Ukrainës shërbejnë mbi 70 mijë gra. Gratë snajpere, mjeke, artiliere, lidhëse dhe komandante njësish – pjesëtare të ushtrisë ukrainase dëshmojnë se mbrojtja e shtetit është një detyrë e përbashkët e gjithë shoqërisë ukrainase. Siç e ka përshkruar saktë thelbin e ushtrisë ukrainase Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy: “Forca e tërë ushtrisë sonë ukrainase janë njerëzit që shërbejnë me përkushtim dhe qëndresë”.

Sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë në këtë periudhë të vështirë të agresionit rus kundër shtetit tonë, duhet theksuar se Shqipëria mbështet në mënyrë të qëndrueshme integritetin territorial të Ukrainës dhe qëndron fort në mbështetje të respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe të një paqeje të drejtë e të qëndrueshme. Zëri i Tiranës zyrtare në arenën ndërkombëtare është një faktor i rëndësishëm i sigurisë së përbashkët evropiane. Ukraina vlerëson thellësisht solidaritetin dhe ndihmën që Shqipëria ka dhënë që nga ditët e para të agresionit rus kundër shtetit tonë.

Në këtë ditë, në ditëlindjen e Forcave të Armatosura të Ukrainës – ne shprehim fjalët tona të mirënjohjes të sinqertë për të gjithë ata që mbrojnë Ukrainën, për ata që sakrifikojnë jetën e tyre, për ata që vazhdojnë shërbimin ushtarak dhe mbrojtjen e Atdheut përkundër lodhjes, rreziqeve dhe sfidave. Në këtë ditë, ukrainasit nderojnë ushtarakët, organizojnë ceremoni, vendosin lule dhe kujtojnë ushtarët e rënë. Populli ukrainas e shënon Ditën e Forcave të Armatosura të Ukrainës me ndjenjën e kujtimit mirënjohës për heronjtë dhe me besimin në fitore dhe ardhjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ukrainasit, më shumë se kushdo tjetër, dëshiron paqe. Shpresa të mëdha për arritjen e paqes dhe për fundin e këtij gjakderdhjeje të tmerrshme mbështeten sot te diplomacia, te përpjekjet e Amerikës, Evropës dhe gjithë botës së civilizuar për përfundimin e luftës. Megjithatë, Ukraina sot punon dhe lufton për të drejtën për të jetuar nën një qiell paqësor falë Forcave tona të Armatosura.

Ne besojmë në Forcat e Armatosura të Ukrainës! Ne u jemi mirënjohës Forcave të Armatosura të Ukrainës!

(Autori është Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Ukrainës në Republikën e Shqipërisë. Ky shkrim është marrë nga Argumentum)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.