E bujshme nga Turqia për Muçin, zbulohet kërkesa e trajnerit turk për fantazistin e Kombëtares!

featured
Press Online
08 Dhjetor 2025, 00:07

Trajneri Fatih Teke ka kërkuar te drejtuesit e Trabzonspor, që të blejnë kartonin e Ernest Muçit. Bëhet fjalë për 8.5 milionë euro, që duhet të shpenzohen për të mbyllur marrëveshjen mes dy klubeve të Turqisë.

Muçi duket se ka fituar plotësisht besimin e trajnerit, pas javës së kaluar. Plot tre gola të shënuar dhe një penallti e fituar prej tij në dy ndeshje bindën trajnerin e Trabzonsporit.

Klubi që huazoi Muçin pagoi 1 milion euro te Beshiktash. Mundësia për të aktivizuar opsionin e blerjes është deri me 31 maj.

Nëse Trabzonspori dëshiron ta aktivizojë këtë opsion, atëherë shuma e parë prej 1.7 milionë eurosh duhet paguar brenda një muaji. Muçi shikohet si element i rëndësishëm aktualisht, ndërsa synohet titulli kampion.

LEXO EDHE: Mediat turke ‘thurin lavde’ për yllin kuqezi pas dy golave!

Në javën e 14-të të Superligës Trendyol, Trabzonspor mposhti Tümosan Konyaspor me rezultatin 3-1 në shtëpi.

Pas ndeshjes, Ernest Muçi në daljen për mediat turke deklaroi:

“Nuk duhet të dorëzohesh kurrë në jetë. Javët e para nuk kanë qenë siç shpresoja, por gjithçka mund të ndryshojë në një çast. Duhet të qëndrosh i përqendruar. Do të vazhdojmë të qëndrojmë të përqendruar. Në momentin që erdhi goli, siguruam tre pikë, ishte i pari për mua në këtë formë dhe ishte një gol me këmbën e majtë.  E dinim që do të ishte vendimtare për ne. Meqenëse dy ekipet e para në ligë do të luajnë kundër njëra-tjetrës, e dinim që do të ishte thelbësore për ne, t’u afroheshim atyre. Nuk donim të humbisnim, treguam karakter dhe vendosmëri. Si rezultat, morëm tre pikët. Do të vazhdojmë kështu,” – përfundon Ernest Muçi.

LEXO EDHE: Shtypi polak i kënaqur pas shortit: Shqipëria? Nuk mund të kishte qenë më mirë…

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter