U arrestua një ditë më parë pas dyshimeve për abuzim me fondet e Kolegjit të Europës, lirohet ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së

featured
0
Shpërndaje

Federica Mogherini dhe Stefano Sannino, të cilët u arrestuan një ditë më parë janë liruar. Autoritetet thonë se nuk ka rrezik që ata të arratisen, ndërsa hetimi për mashtrim të mundshëm në tenderët e BE-së vazhdon.

Të dy zyrtarët u arrestuan nga policia belge të martën si pjesë e një hetimi për mashtrim.

“Ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, Stefano Sannino, janë liruar nga paraburgimi pas marrjes në pyetje në lidhje me një hetim për mashtrim”, tha të mërkurën Zyra e Prokurorit Publik Evropian.

Mogherini dhe të arrestuarit e tjerë dyshohen për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien e një programi trajnimi 9 mujor për diplomatët e ardhshëm evropianë për Kolegjin prestigjioz të Evropës.

Sipas Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, ngjarjet kanë ndodhur gjatë viteve 2021-2022, dhe veprat penale të dyshuara janë: mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje e sekretit profesional.

Përpara këtij operacioni policor, Zyra e Prokurorit Publik Evropian kishte kërkuar heqjen e imunitetit që gëzonin disa të dyshuar pa përmendur emra apo pozicione.

Ish-diplomatja europiane Mogerini ka mabjtur më herët detyrën si kryediplomate e BE, ka drejtuar akademinë e Shërbimit diplomatik, ndërsa aktualisht mbante detyrën, në mandatin e dytë, si drejtuese e akdademisë diplomatike.

Kolegji i Eropës, i cili hapi një kampus edhe në vendin tonë një vit më parë, konsiderhoet si shkolla përfundimtare e BE për diplomatet dhe nënpunësit civilë, me ish studentë mes të cilëve politikanë dhe zyrtarë të lartë në institucionet e BE./vizionplus.tv

U arrestua një ditë më parë pas dyshimeve për abuzim me fondet e Kolegjit të Europës, lirohet ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen