IPK rekomandon suspendimin e dy policëve nën dyshim për kanosje

featured
Press Online
02 Dhjetor 2025, 16:02

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen se janë përfshirë në raste të kanosjes.

Rasti i parë ka të bëjë me një zyrtar nga Njësia e Trafikut Rrugor në Prishtinë, i cili dyshohet se jashtë detyrës ka kanosur një person.

Rasti i dytë ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku IPK ka nisur hetimet ndaj një zyrtari të Stacionit Policor të kësaj komune dhe ka rekomanduar gjithashtu suspendimin e tij.

Sipas njoftimit të IPK-së “në interes të hetimit, i është rekomanduar Policisë suspendimi i zyrtarëve në fjalë, ndërsa rastet do të trajtohen në procedurë të rregullt, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, me dyshimin për veprën penale ‘Kanosje’.”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter