Arrestohet Federica Mogherini, ish-përfaqësuesja e lartë e BE dyshohet se abuzoi me fondet e Kolegjit të Europës

featured
0
Shpërndaje

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, aktualisht rektore e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini është arrestuar nga autoritetet belge këtë të martë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat, ndërsa në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, të dyshuar për mashtrim dhe shpërdorim detyre lidhur me programet e trajnimit të financuara nga BE.

Zyra e prokurorit evropian njoftoi se kreu kontrolle në shërbimin diplomatik të Bashkimit Evropian në Bruksel, disa ndërtesa të Kolegjit të Evropës në Bruges, dhe disa ambjente private.

Mogherini dhe të arrestuarit e tjerë dyshohen për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien e një programi trajnimi 9 mujor për diplomatët e ardhshëm evropianë për Kolegjin prestigjioz të Evropës.

Sipas Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, ngjarjet kanë ndodhur gjatë viteve 2021-2022, dhe veprat penale të dyshuara janë: mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje e sekretit profesional.

Përpara këtij operacioni policor, Zyra e Prokurorit Publik Evropian kishte kërkuar heqjen e imunitetit që gëzonin disa të dyshuar pa përmendur emra apo pozicione.

Ish-diplomatja europiane Mogerini ka mabjtur më herët detyrën si kryediplomate e BE, ka drejtuar akademinë e Shërbimit diplomatik, ndërsa aktualisht mbante detyrën, në mandatin e dytë, si drejtuese e akdademisë diplomatike.

Kolegji i Eropës, i cili hapi një kampus edhe në vendin tonë një vit më parë, konsiderhoet si shkolla përfundimtare e BE për diplomatet dhe nënpunësit civilë, me ish studentë mes të cilëve politikanë dhe zyrtarë të lartë në institucionet e BE./vizionplus.tv

Arrestohet Federica Mogherini, ish-përfaqësuesja e lartë e BE dyshohet se abuzoi me fondet e Kolegjit të Europës
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen