Odegaard, ende larg rikthimit në fushat e blerta

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Lajmet nga Norvegjia nuk janë pozitive për Arsenalin. Ndërsa Martin Odegaard po rikuperohet nga një dëmtim në gju, trajneri i tij i kombëtares, Stole Solbakken, ka lënë të kuptohet se rikuperimi do të zgjasë më shumë se sa pritej.

Kapiteni i “Topçinjve” pësoi një këputje të ligamentit medial kolateral në gjurin e majtë dhe fillimisht pritej të mungonte gjashtë javë. Por, me afrimin e pushimit ndërkombëtar, Solbakken zbuloi se lojtari i tij është “ende shumë larg rikthimit”, transmeton GazetaBlic Sport.

Megjithatë, organizatori 26-vjeçar i është bashkuar ekipit kombëtar norvegjez, ndërsa ekipi kërkon të kualifikohet për Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1998.

“Progresi i tij është i qëndrueshëm, por ai ende ka një rrugë të gjatë për të bërë”, shtoi Solbakken përpara ndeshjeve kundër Estonisë dhe Italisë.

Odegaard do të vazhdojë rehabilitimin e tij me stafin mjekësor norvegjez mes Oslos dhe Milanos.

/GazetaBlic Sport/

Odegaard, ende larg rikthimit në fushat e blerta
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *