Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Meloni

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Romë me ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Sot në Romë do të zhvillohet takimi i parë G2G (Government to Government) me Italinë, një mbledhje e përbashkët e dy qeverive ku do të miratohen një sërë marrëveshjesh dypalëshe. Takimi po zhvillohet në Vila Doria Pamphilj, rezidencë historike e shekullit të 17 dhe një nga parqet më të mëdha publike në Romë, ku do të zhvillohen edhe eventet e tjera të ditës së sotme.

Mbledhja zhvillohet në funksion të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve, përmes projekteve të përbashkëta, në fusha si ekonomia, energjia, mbrojtja, infrastruktura, etj.

Kryeministri Rama shoqërohet nga delegacioni me ministra të kabinetit dhe në vijim do të marrë pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare.

Në kuadër të kësaj mbledhje është parashikuar edhe shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit.

Mbledhja e parë mes qeverive të dy vendeve do të drejtohet nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë mbledhjes pritet të ketë dhe takime dypalëshe të ministrave me homologët e tyre. Marrëveshjet pritet të shtrihen në fushën e sigurisë, emigracionit, shëndetësisë, energjisë, turizmit, ekonomisë e tjerë.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Meloni
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *