“Wandsworth Times”: Turistet britanike zgjedhin Shqipërinë për pushime në vjeshtë

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Dy turiste britanike, Stacey Baugh, 34 vjeçe, dhe Claire Dukes, 41 vjeçe, vendosën të vizitojnë Shqipërinë në tetor për të kaluar disa ditë pushimesh në vjeshtë, shkruan Emilia Kettle në të përditshmen britanike “Wandsworth Times”.

Ato rezervuan fluturime vajtje-ardhje me vlerë 70 paund (80 euro) për të kaluar 13 orë në Shqipëri dhe thanë se ishte “më e vlefshme” sesa një udhëtim në teatrin e Londrës.

Stacey dhe Claire u nisën nga vendi i tyre i banimit, Chesterfield në orën 01:00 të mëngjesit për të marrë fluturimin e tyre të orës 5:55 të mëngjesit nga “Aeroporti Stanstead” i Londrës – dhe mbërritën në Tiranë në orën 9:50 të mëngjesit.

Britaniket shpenzuan 60 paund (69 euro) për person në një tur privat për një ditë – gjatë të cilit vizituan Liqenin e Bovillës, Malin e Gamtit, Malin e Dajtit dhe zhvilluan një turne brenda qytetit të Tiranës në mbrëmje.

Stacey një mësuese e shkollës së mesme, dhe Claire, e cila punon për NHS-në (sistemi i kujdesit shëndetësor), bënë një aktivitet me zipline për 30 euro dhe hëngrën një vakt në majë të Malit të Dajtit për më pak se 40 euro.

Udhëtimi në Shqipëri kushtoi 200 paund (230 euro) për secilën – një kosto më e ulët krahasuar me një udhëtim në teatrin e Londrës.

Turistet britanike u nisën për në Britani të Madhe në orën 1:00 të mëngjesit – dhe mbërritën në shtëpi në orën 5:00 të mëngjesit.

“Unë marr trenin për në punë në Leeds çdo ditë – i cili kushton 103 paund (117 euro)”, tha Stacey.

“Nëse shkoni në teatër në Londër, do t’ju kushtonte 70 paund (80 euro) për benzinën, parkimin dhe udhëtimin – ndërsa bileta e teatrit do të kushtonte 60 deri në 70 paund (70-80 euro)”, shtoi ajo.

“Kur krahason çmimin – kjo vizitë në Shqipëri ia ka vlejtur. Shpenzova 28 orë larg shtëpisë sime dhe u ngjita në tre male. Është e mrekullueshme”, theksoi Stacey.

Stacey dhe Claire hasën në Facebook, një faqe udhëtimesh ditore ndërsa ishin duke kërkuar alternativa për pushime të shpejta në fillim të këtij viti.

“Që kur u bëmë prindër, na është dashur të ndryshojmë mënyrën e udhëtimeve në mënyrë që të mos ishim larg fëmijëve për një kohë të gjatë”, tha Stacey.

Dy britaniket vendosën të vizitonin Shqipërinë si një destinacion të ri për të zbuluar.

“Ne mbërritëm në Shqipëri në orën 9:50 të mëngjesit dhe u nisëm për në Liqenin e Bovillës dhe Malin e Gamtit të shoqëruara nga guida jonë turistike e organizuar nga Rexhino Topalli”, thanë turistet.

“Ishte një udhëtim i mrekullueshëm me makinë. Liqeni kishte një ngjyrë blu të mrekullueshme. Pjesën më të madhe të rrugës e bëmë me makinë dhe pjesën tjetër ecëm”, tha Stacey.

Më pas, u nisëm drejt malit të dytë – Malit të Dajtit – dhe shpenzuam 15 euro për një shëtitje me teleferik – përpara se të ndalonim për drekë në një nga restorantet”, shtoi ajo.

Turistet britanike shpenzuan më pak se 40 euro për vaktin e tyre, që përfshinte qofte, trileçe – një tortë me qumësht, sallatë Cezar dhe tavë.

Stacey dhe Claire shpenzuan 30 euro për një zipline përmes maleve.

“Ishte një shëtitje e shkurtër, por marramendëse – të fluturoje mbi male ndërsa perëndonte dielli. Kjo ishte mbyllja perfekte e udhëtimit tonë ditor”, theksoi Stacey.

Dy turistet më pas e përfunduan udhëtimin e tyre me një shëtitje në mbrëmje nëpër qytet.

Ato u kthyen në Aeroportin e Tiranës në orën 21:00 të mbrëmjes për t’u nisur drejt Britanisë së Madhe.

“Wandsworth Times”: Turistet britanike zgjedhin Shqipërinë për pushime në vjeshtë
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *