Tre miliarderë konsumuan pulë dhe birrë, paguan për vaktin e të gjithëve dhe thyen rekord triliondollarësh me kontratën që ranë dakord…

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Nvidia dhe kontrata e arritur mes gjigantëve të Samsung dhe Hyundai

Nvidia sapo bëri atë që s’e ka bërë as Google, as Amazon, as Apple — po njerëz, kompania u ngjit në qiellin e $5 trilionëshit. Po, me “T” – trilion!

Gjithçka falë bumit të inteligjencës artificiale që po çmend tregjet, me të gjithë duart që duan një copë nga torta e GPU-ve të Nvidia-s.

Aksionet u rritën me mbi 5 përqind në një ditë, pasi Presidenti Trump tha se do bisedonte me Presidentin Xi për çipet “Blackwell”. Po, e di – tingëllon si emri i një magjistari, por janë çipat që po ndryshojnë botën.

CEO-ja i Nvidia-s, Jensen Huang, deklaroi se kompania pret 500 miliardë dollarë nga shitja e çipave AI dhe se po ndërton 7 superkompjutera të rinj për Amerikën. Dhe sikur të mos mjaftonte, Nvidia hodhi 1 miliard në Nokia – jo për ringtone-t e vjetra, po për të ndihmuar në rrjetet 5G dhe 6G të së ardhmes.

Dhe ndërsa Wall Street po digjte tastierat nga emocionet, Huang bëri diçka… shumë më tokësore: doli për fried chicken dhe birrë.

Në Seoul, ai u pa me dy gjigantët koreanë – Lee Jae-yong nga Samsung dhe Chung Eui-sun nga Hyundai – në një restorant të famshëm që quhet Kkanbu Chicken. Për kë s’e di, “chimaek” – chicken + maekju (birrë) – është kombinimi kombëtar i lumturisë në Korenë e Jugut.

Të tre miliarderët, me vlerë totale 195 miliardë dollarë, hëngrën pulë me djath dhe po, u ofruan të gjithëve në lokal për të ngrënë falas!

Jensen ngriti zilen e artë – “golden bell” – që do të thotë “unë paguaj për të gjithë”, dhe turma shpërtheu në brohorima. Thonë se Lee i Samsung-ut pagoi faturën, ndërsa Chung mori përsiper raundin e dytë. Kjo po është miqësi me GPU-të ndezura.

Pas darkës, Huang u takua me presidentin e Koresë dhe njoftoi se Nvidia do t’u japë 260 mijë GPU kompanive koreane për të ndërtuar makina autonome dhe AI.

Pra po, ndërsa shumica prej nesh luftojmë me faturën e birrave në fundjavë, Jensen Huang po e kthen çdo darkë me miq në një pakt teknologjik miliardë-dollarësh.

Dhe kush e di… ndoshta herën tjetër do pijë birrë me Elon Musk dhe do blejë Wikipedia-n.        

Tre miliarderë konsumuan pulë dhe birrë, paguan për vaktin e të gjithëve dhe thyen rekord triliondollarësh me kontratën që ranë dakord…
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *