Juljan Shehu me asistim fantastik në Poloni

featured
Press Online
08 Nëntor 2025, 21:29

Juljan Shehu është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Widzew Lodz humbi në transfertë përballë Lechia Gdansk. Sfida e vlefshme për javën e 15-të të kampionatin polak, përfundoi 2-1.

Megjithatë, mesfushori i Kombëtares shqiptare “la shenjën e tij” edhe pse humbi. Në minutën e 50-të, ishte pikërisht ai që “gatoi” golin për të tijët, i cili ishte i pari për këtë ndeshje.

Shehu luftoi mirë me kundërshtarin, duke fituar topin. Më pas, atë e dërgoi në këmbën e Bregier, me këtë të fundit që tundi rrjetën, duke i dhënë edhe 1 asist më shumë statistikave të shqiptarit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter