Bruno Shemsho tregon si lindi bashkëpunimi me markën Shq1pe!

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Të ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, kanë qenë Ervin Toro, një shqiptar i suksesshëm në Amerikë, si dhe Bruno Shemsho, për të folur për markën e veshjeve ‘Shq1pe’, mjaft e njohur në SHBA por jo vetëm. Si lindi ideja e këtij biznesi me identitet shqiptar?

Si u njoh Bruno me brendin Shq1pe?

Unë kam shkuar dy herë në Amerikë. Herën e parë që shkova, ishte një vizitë shumë e shkurtër, rreth 8 ditë, isha vetëm me familjarët e mi. Ervini më kontaktoi për podcastin e tij, sepse mundemi të kemi një impakt pozitiv tek komuniteti shqiptar në New York. Nuk munda që të shkoja herën e parë, por me dëshirën e madhe që të shikoja se çfarë bëhej vërtet, sepse nuk pata mundësi ta eksploroja. Herën e dytë i shkruajta, u takuam dhe përveç podcastit vura re dhe veshjen. E pyeta, më tregoi produktet dhe menduam për një bashkëpunim. Një bashkëpunim i cili është shumë frytdhënës dhe mua po më pëlqen shumë fakti që sa herë shkoj në New York apo kudo në Amerikë, e di që kam njerëz të mitë që suportojnë njëri-tjetrin. 

Ti e ndjen përkrahjen e shqiptarëve mes njëri-tjetrit në Amerikë?

Në Amerikë po, madje më shumë se këtu. Andej e ndjej shumë më shumë. Është kënaqësi të bashkëpunosh me njëri-tjetrin, nuk vendos as censurë, nuk vendos as limite në mënyrën si i komunikon gjërat se në fund të fundit jeni nga i njëjti vend. Ata që janë andej kanë mall për këtë vend dhe kur shkojmë ne u duket diçka e madhe. Janë shumë mikpritës.

Bruno Shemsho tregon si lindi bashkëpunimi me markën Shq1pe!
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *