“Identitet shqiptar në rroba…”/Ervin Toro krijon brendin Shq1pe në zemër të Amerikës!

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Të ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, kanë qenë Ervin Toro, një shqiptar i suksesshëm në Amerikë, si dhe Bruno Shemsho, për të folur për markën e veshjeve ‘Shq1pe’, mjaft e njohur në SHBA por jo vetëm. Si lindi ideja e këtij biznesi me identitet shqiptar?

Ervin Toro tregon se:

Ne emigrantët kemi një ndjenjë patriotizmi, unë kam qenë dhe aktivist në komunitetin shqiptar, duke organizuar paradën e shqiptare në New York, për herë të parë që e kam organizuar në 2008 dhe që ka vazhduar për vite radhazi. Me atë ndjenjë, mendova që pse jo të mos kemi diçka që ka identitetin shqiptar, por në rroba, që mund ta veshësh çdo vitë, jo vetëm një herë siç e veshin njerëzit flamurin. Kështu lindi ideja që të kemi diçka tonën që është një identitet shqiptar, por që të mos vrasë shumë syrin që është me flamurin shqiptar. Kjo është ideja në fakt, logoja është bërë me elemente shqiptare, por që jo detyrimisht tregon që është flamuri shqiptar. Ka edhe shumë jo shqiptarë që e veshin si brend, sepse e pëlqejnë si logo. 

Sa vite ka që është krijuar Shq1pe?

Ne kemi 5 vjetorin më 28 Nëntor, atëherë është krijuar dhe si brend. 

E veshin edhe njerëz që nuk janë shqiptarë?

Po, e veshin edhe amerikanë që e pëlqejnë si logo. Kur i pyes se çfarë shohin në logo, thonë që duket si dragua me dy kokë, në formë kurore. Pra kjo jep esencë tjetër. Plus, unë kam dy logo në një, është kurora dhe emri Shqipe me numrin 1, që do të thotë se ata që janë shqiptarë e kuptojnë që është brend shqiptar, kurse të tjerët e shohin si emër. 

Kur shikon njerëz që e kanë veshur në rrugët e Tiranës apo Amerikës, sa ta rrit ndjenjën e krenarisë?

Shumë, sepse është diçka që e ke krijuar vetë, dhe kur e veshin të tjerët të vjen mirë. Ka dhe njerëz që e kanë bërë tatuazh sepse i pëlqen logoja. Është një ndjenjë shumë e bukur. Edhe ty të bën të ndihesh krenar. Kjo ka qenë ideja, që të bëjmë diçka që është identitet për të gjithë shqiptarët që e veshin. 

“Identitet shqiptar në rroba…”/Ervin Toro krijon brendin Shq1pe në zemër të Amerikës!
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *