Paditet sërish aktori Alec Baldwin, por nga kush këtë radhë?

featured
Press Online
04 Nëntor 2025, 16:56

Furnizuesi i armëve dhe municioneve për filmin “Rust”, Seth Kenney, ka paditur aktorin Alec Baldwin, producentët dhe disa anëtarë të tjerë të ekipit të filmit, duke i akuzuar se e kanë fajësuar padrejtësisht për vdekjen e kinematografes Halyna Hutchins dhe plagosjen e regjisorit Joel Souza gjatë xhirimeve në tetor të vitit 2021. Kenney, pronar i kompanisë “PDQ Arm & Prop”, pretendon se Baldwin dhe ekipi i filmit e kanë përdorur atë si ‘kokë turku’ për të shmangur përgjegjësinë dhe për të devijuar vëmendjen e publikut nga gabimet e tyre në siguri.

Ai thekson se është akuzuar gabimisht si burimi i plumbit të vërtetë që ndodhej në armën që Baldëin përdori gjatë provës së një skene. Në padi thuhet se ekipi i “Rust” nuk i ka respektuar rregullat bazë të sigurisë në përdorimin e armëve, ndërsa veçanërisht përmendet përgjegjësia e Hannah Gutierrez-Reed, e cila më herët është dënuar për vrasje nga pakujdesia.

Kenney shton se përhapja e informacionit të rremë për rolin e tij në ngjarje i ka shkaktuar dëm të madh personal dhe profesional. Alec u përball me akuza për vrasje nga pakujdesia, por në korrik 2024 gjykata i hodhi poshtë akuzat, pasi u zbulua se prokuroria kishte fshehur prova të rëndësishme. 17 muaj pas ngjarjes, çështja ndaj tij u mbyll pa dënim.

Baldwin ngriti së fundmi një padi civile duke pretenduar ndjekje penale dhe shkelje të të drejtave civile për vrasjen fatale të një drejtori fotografie në xhirimet e filmit Rust. Padia u ngrit në Gjykatën e Qarkut të shtetit në Santa Fe, ku një gjykatës në korrik hodhi poshtë një akuzë për vrasje nga pakujdesia kundër Baldwin në vdekjen e Halina Hutchins. Baldwin gjithashtu pretendon shpifje në padinë e tij, duke pretenduar se prokurorët dhe hetuesit prishën qëllimisht provat gjatë çështjes. Të pandehurit e përmendur në padi përfshijnë prokuroren speciale Carrie Morrissey dhe prokuroren e qarkut Sante Fe, Mary Carmack-Altwiss, si dhe tre hetues nga zyra e sherifit të qarkut dhe bordi i komisionerëve të qarkut.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter