Nostalgji dhe dëshirë për tri pikë, Xabi Alonso kërkon fitoren kundër Liverpoolit!

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Xabi Alonso kthehet sot në “Anfield Road”, por këtë herë si kundërshtar. Nga 2004-2009 spanjolli ka qenë pjesë e Liverpool si futbollist, ndërsa tani është trajneri i Real Madrid.

LEXO EDHE: Juve – Sporting, Spalletti: Yildiz më kujton Di Natalen!

Përballja e sotme nis në orën 21:00 dhe vlen për raundin e katërt në fazën e ligës së Champions League. 43-vjeçari Xabi është i përfshirë nga nostalgjia për vitet e kaluara si i kuq dhe dëshira për të marrë tri pikë sot.

“Është bukur të rikthehesh në një vend ku të kanë dashur kaq shumë. Përpiqem të përqendrohem, por në këto ndeshje është e vështirë.”

Sa iu përket penalltive, trajneri spanjoll tha: “Ne përcaktojmë se kush është gjuajtësi dhe më pas ata vendosin. Për sot, i pari në listë është Kylian”. Për Trent Alexander-Arnold: “Është mirë dhe në dispozicion. Mund të luajë sot. Pas dëmtimit, kemi nevojë për cilësitë e tij, është në një fazë të re dhe duhet ta ndihmojmë të japë maksimumin”.

LEXO EDHE: Formula 1 drejt vijës së finishit, gara për titull më e ndezur se kurrë…

Duke kujtuar periudhën e tij në Liverpool: “Me Rafa Benitezin mësova shumë. Ishin vite shumë të mira, më ndihmojnë ende sot”.

Për atmosferën në “Anfield”: “Lojtarët e dinë tashmë si të përballen me presionin kur stadiumi ulëret”. Ai kujtoi gjithashtu: “Në finalen e Stambollit, gjuajtja e penalltisë prej meje ndryshoi historinë time”.

Përpara ndeshjes, një përfaqësi e Real Madrid me Xabi Alonson në krye, kreu homazhe në nderim të Diogo Jotës, ish-sulmuesit të Liverpool që u nda nga jeta tragjikisht.

Nostalgji dhe dëshirë për tri pikë, Xabi Alonso kërkon fitoren kundër Liverpoolit!
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *