“A do martohesh me mua?”/Ronaldo Sharka i bën propozimin live Atalantës…

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë moderatorja Atalanta Kërçyku. Ajo foli më shumë për emisionin e saj më të ri në Top Channel, “Albanian Brand”, por jo vetëm…

Gjatë intervistës, Ronaldo i bën dhe një pyetje që e vendosi Atalantën në siklet:

Ronaldo: A do martoheshe me mua?

Atalanta: Do pijmë një kafe pastaj bashkë?

Ronaldo: Jo, realisht, më thuaj mendimin tënd të sinqertë. Kam shumë nevojë ta di si më sheh mua një grua, pak më në moshë se unë dhe me pak më shumë vite karrierë se unë. Ti do më shihje si një mashkull potencial për t’u martuar dhe për të bërë fëmijë me mua? Më thuaj të vërtetën.

Atalanta: Për aq sa unë të njoh, ti gëzon cilësi shumë të mira dhe është shumë me fat ajo që do të të marrë.

Ronaldo: Për mua ka paragjykime pafund. Ti do e kishe problem?

Atalanta: Ai njeri që do të të dojë, nuk do i interesojë asgjë. Njeri që të do, edhe për atë gjënë më të fortë, që do të dijë se është e vërtetë, do të të adhurojë. Dhe këtë gjë mbaje këshillë nga unë. Kurrë mos e ul veten për një person. Atë pyetje bëja të parën, mos prit që pas 5 vitesh të ta hapë atë temë dhe ti të shohësh një version ndryshe. 

“A do martohesh me mua?”/Ronaldo Sharka i bën propozimin live Atalantës…
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *