Sveçla: Kosova e përkushtuar për të qenë partner i besueshëm në siguri

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë vizitës zyrtare në Londër, është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar (NCA), Graeme Biggar, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e ndërsjellë në luftimin e krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, financimit të terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera që cenojnë sigurinë tonë të përbashkët.

“U dakorduam për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e informacioneve dhe ndërtimin e kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të qenë partner i besueshëm në arenën ndërkombëtare të sigurisë dhe për të ndërtuar institucione të forta, të qëndrueshme dhe profesionale në bashkëpunim me aleatët tanë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla: Kosova e përkushtuar për të qenë partner i besueshëm në siguri
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *