Pretendon se janë bashkëpunëtorë të Izraelit, Hamasi kryen ekzekutime publike pas marrëveshjes së paqes

featured
Press Online
15 Tetor 2025, 14:12

Hamasi kreu ekzekutime publike të hënën për të ndëshkuar ata që i konsideron “bashkëpunëtorë me Izraelin”, raportoi BBC.

Sipas medias britanike, qëllimi i spastrimeve të Hamasit është të ruajë kontrollin e Gazës nga fraksionet që janë krijuar në rajon kohët e fundit.

Videoja tregon tetë burra të rrahur dhe me sy të lidhur, të gjunjëzuar para se të ekzekutohen nga terroristët e Hamasit.

Sipas BBC-së, Hamasi pretendon se ekzekutoi “kriminelët dhe bashkëpunëtorët e Izraelit”, megjithatë, nuk paraqiti asnjë provë për këto pretendime.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter