Komandanti i KFOR-it dhe Malaj flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

featured
Press Online
15 Tetor 2025, 19:26

Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

KFOR njofton se takimi është përqendruar në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rikonfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit.

Në njoftim theksohet se Gjeneral Ulutash ka shprehur vlerësimin e tij për mbështetjen e qëndrueshme të Shqipërisë ndaj KFOR-it, duke vlerësuar profesionalizmin e trupave shqiptare dhe duke vënë në dukje kontributin e tyre pozitiv në mision.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter