Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

featured
Press Online
10 Tetor 2025, 22:49

Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar Sébastien Lecornu-n në postin e kryeministrit të qeverisë franceze.

Presidenti i Republikës, pavarësisht dorëheqjes së paraqitur të hënën në mëngjes, ka vendosur të riemërojë ish-ministrin e Mbrojtjes, i cili kishte preferuar të tërhiqej: Nuk ekzistonin kushtet për të vazhduar, kanë mbizotëruar interesat e palëve.

Pak çaste pas konfirmimit të emërimit të Lecornu-së nga Elizeja, vetë ai publikoi një mesazh në X: E pranoj për detyrë misionin që më është besuar, për të siguruar që Franca të ketë një buxhet brenda fundit të vitit.

Macron ka vlerësuar se takimi i sotëm me partitë politike në Elize konfirmon se ekziston një rrugë e mundshme për të arritur kompromis dhe për të shmangur shpërndarjen (e parlamentit).

Kështu kishte bërë të ditur stafi i presidentit francez, duke cituar mediat franceze.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter