Ali Ahmeti: Ndërprerja luftës në Gaza është prioritet i gjithë botës

featured
Press Online
09 Tetor 2025, 16:22

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për paqe mes Hamasit dhe Izraelit.

Sipas tij, përfundimi i luftës në Gaza dhe i vuajtjeve të mëdha të njerëzve të pafajshëm është ndër prioritetet më të mëdha për gjithë botën.

“Lajme të jashtëzakonshme nga Shtëpia e Bardhë për paqen në Lindjen e Mesme, por me rëndësi për tërë botën. Përfundimi i luftës në Gaza dhe i vuajtjeve të mëdha të njerëzve të pafajshëm është ndër prioritetet më të mëdha për gjithë botën. Përshëndes angazhimin e madh dhe të sinqertë të Presidentit Amerikan Trump për paqe dhe uroj realizim të përpiktë të marrëveshjes nga ana e palëve izraelite dhe palestineze si dhe shpresoj në mbështetje edhe të vendeve tjera për të arritur paqe të qëndrueshme që të përfundojnë vuajtjet e popullatës së pafajshme. Zoti i bekoftë paqebërësit!”, ka shkruar Ahmeti.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter