Qarkullimi në Bursën e Maqedonisë në shtator është rritur për 111,59 për qind, ndërsa numri i transaksioneve të realizuara për 46,45 për qind ose, përmes 1.526 transaksioneve, shitblerja e letrave me vlerë arriti 1.090.399.712 denarë, respektivisht mbi 17,7 milionë euro.
Pothuajse një e treta e qarkullimit të përgjithshëm, më saktë 27,1 për qind, është realizuar në tregun zyrtar, përmes tregtimeve me pesë aksionet më interesante për investitorët – bankare, të naftës dhe farmaceutike. Qarkullimi i tyre i përbashkët për shtatorin është 4,8 milionë euro.
Vazhdon të tregtohet më së shumti me aksionin e Komercijallna Banka. Janë regjistruar 491 transaksione, 4.154 aksione dhe qarkullim prej 117.560.339 denarë (1,9 milionë euro), i cili në qarkullimin e përgjithshëm merr pjesë me 34,2 për qind. Gjatë kësaj, çmimi është lëvizur nga minimumi prej 27.500 deri te maksimumi prej 28.499 denarë, ndërsa mesatarja është 28.300,51 denarë.
Shtatori solli ndryshim në renditje. Aksioni i dytë më i tregtuar është i Makpetrol, i cili e përfundoi muajin me vlerë mesatare prej 116.462,98 denarë. Maksimumi ishte 117.002, ndërsa minimumi 115.500 denarë. Janë tregtuar 582 aksione, për të cilat janë paguar 67.781.454 denarë (1,1 milionë euro). Kishte 125 transaksione. Pjesëmarrja në qarkullim është 19,72 për qind.
Aksioni i Alkaloid ra një vend më poshtë. Statistika e bursës regjistroi 327 transaksione, me realizim të shitblerjes së 2.554 aksioneve. Qarkullimi është në shumën prej 66.776.479 denarë (1,08 milionë euro), me pjesëmarrje prej 19,43 për qind. Gjatë muajit, lëvizjet e çmimit ishin në intervalin 25.600 deri në 26.999 denarë. Vlera mesatare është 26.145,84 denarë.
Me 9.987 aksione të emetuara nga Stopanska Banka Shkup, është arritur qarkullim prej 28.253.143 denarë (459,2 mijë euro). Çmimi mesatar për aksion është 2.828,99 denarë, ndërsa niveli më i lartë ishte 2.850 dhe më i ulëti 2.800 denarë. Kishte 131 transaksione. Në qarkullimin e përgjithshëm merr pjesë me 8,22 për qind.
Investitorët kanë investuar 16.072.321 denarë (gati 261 mijë euro) në 277 aksione të NLB Bankës. Numri i transaksioneve është 83. Lëvizjet e çmimeve kanë shkuar nga 57.300 deri në 59.000 denarë, nga ku ka dalë mesatarja mujore prej 58.022,82 denarë. Pjesëmarrja në qarkullim është 4,68 për qind.
Sipas buletinit mujor të bursës, qarkullimi në tregtimin klasik është rritur për 29,57 për qind, nga 272.282.700 në gusht në 352.806.202 denarë në shtator.
Është e lartë rritja përqindore – për 378,18 për qind – e qarkullimit të realizuar nëpërmjet tregtimit me obligacione. Shuma është 5.789.976 denarë.
Për 40,73 për qind është më i lartë qarkullimi nga transaksionet bllok, (182.593.498 denarë), numri i të cilave është rritur për 85,71 për qind, ose shtatë në gusht, dhe 13 në shtator.
Kapitalizimi i tregut të Bursës së Maqedonisë në shtator është 356.608.690.038 denarë (5,8 miliardë euro), që është 0,42 për qind më pak se muajin paraprak. Rënie prej 1,05 për qind është regjistruar te indeksi bazë i bursës. MBI10 e përfundoi shtatorin me vlerë prej 10.346,94 pikë.


