Lirohen të gjitha llojet e karburanteve nga mesnata – bie çmimi i naftës dhe benzinës

featured
Press Online
06 Tetor 2025, 12:43

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi se nga mesnata do të lirohen të gjitha llojet e karburanteve në vend.

Sipas vendimit të ri:

EUROSUPER 95 do të shitet me 74 denarë për litër, që është 1,5 denarë më lirë.

EUROSUPER 98+ ulet gjithashtu për 1,5 denarë, duke arritur çmimin prej 76 denarësh për litër.

EURODIESEL-i u lirua për 1 denar, dhe tani do të shitet me 68,5 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë gjithashtu pësoi ulje prej 1,5 denarësh, duke u shitur me 68 denarë për litër.

Vendimi hyn në fuqi nga mesnata e sotme.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter