Sondazhi i “Ekspres Media”: Bujar Osmani përpara Izet Mexhitit me 7 për qind diferencë

featured
Press Online
04 Tetor 2025, 17:02

Shkup, 1 tetor  – Në një anketë të realizuar nga Shoqata për Gazetari të Pavarur “Ekspres Media” – Shkup për portalin PressOnline.al, gjatë periudhës 1 – 30 shtator 2025, janë përfshirë 1,000 qytetarë të Komunës së Çairit, të përzgjedhur në mënyrë rastësore sipas parametrave demografikë të zonës.

Anketa përfshinte një pyetje të vetme:

Cilin nga kandidatët do ta votonit në zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Komunën e Çairit?

Rezultatet e sondazhit tregojnë se:

  • Bujar Osmani (koalicioni AKI/BDI)53.5 %

  • Izet Mexhiti (koalicioni VLEN/LD)46.5 %

Sipas këtyre të dhënave, Bujar Osmani prin me 7 % përpara Izet Mexhitit në garën për kryetar të Komunës së Çairit.

Përbërja demografike e kampionit

  • Shqiptarë: 70 %

  • Boshnjakë, Turq dhe Romë (së bashku): 20 %

  • Maqedonas: 10 %

Pjesëmarrësit janë shpërndarë sipas grupmoshave:

18–29 vjeç (20 %), 30–44 (30 %), 45–64 (35 %) dhe mbi 65 vjeç (15 %).
Raporti gjinor: 50 % meshkuj dhe 50 % femra.

Anketa është zhvilluar me metodën “simple random sampling”, me nivel besueshmërie 95 % dhe gabim të mundshëm të mostrës (+/-2.8 %). Gabimi i diferencës midis kandidatëve është (-/+ 2 %). Totali i respondentëve: 1,000.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter