Dua Lipa mahnit me kombinim e saj të printit leopard me…

featured
Press Online
04 Tetor 2025, 03:50

Dua Lipa tërhoqi vëmendjen e medieve ndërkombëtare mbrëmjen e së enjtes në një darkë në Alba, Los Angeles, ku u shfaq me një pamje elegante: bluzë argjendi me xixa, pantallona të zeza klasike dhe aksesorë të spikatur, përfshirë unazën e fejesës me diamant.

Këngëtarja shqiptare, 30 vjeçe, ndodhet aktualisht në SHBA për turin botëror “Radical Optimism” dhe vetëm pak ditë më parë performoi me Dallas Cowboys Cheerleaders në Teksas, ku surprizoi publikun me kërcime dhe një homazh për skuadrën e njohur të futbollit amerikan.

Burime pranë saj bëjnë të ditur se Dua ka marrë leje mjekësore për të vazhduar turneun pas një dëmtimi në shpatull.

Përveç projekteve muzikore, Dua dhe i fejuari i saj, aktori britanik Callum Turner, po planifikojnë të blejnë një rezidencë luksoze në Marbella ose Andalucia dhe kanë themeluar kompaninë e prodhimit TwentyTwo Films Limited, duke shtrirë bashkëpunimin e tyre edhe në fushën profesionale.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter