“Do të ishte marrëzi”, Putin: Rusia nuk do të sulmojë vendet e NATO-s

featured
Press Online
04 Tetor 2025, 08:06

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur në lidhje me pozicionin e Moskës në arenën globale në Klubin e Diskutimit Valdai, në Soçi të Rusisë.

Putin tha se sanksionet ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë nuk kanë arritur ta nënshtrojnë Rusinë, e cila “demonstroi qëndrueshmërinë më të lartë”.

Më pas, Putin sulmoi vendet evropiane që po “nxisin histeri”, duke u përpjekur të “rikrijojnë armikun e njohur që e shpikën qindra vjet më parë: Rusinë”.

Ndërsa Putin tha se “elitat sunduese” të Evropës pretendojnë se lufta me Rusinë është afër, ai e quan këtë “marrëzi” që është “e pamundur të besohet”. Kjo do të binte ndesh me interesat e sigurisë së Rusisë, argumentoi ai.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter