Kandidati i LVV-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza në debatin zgjedhor në RTV21 ka kritikuar nënkryetarin e kësaj komune, Besnik Osmanin.
Ai tha se është keqardhje të ndëgjohen fjalë për parkingje të ndëgjohen prej Osmanit.
“Për keqardhje mi ndëgju këto fjalë prej këtij nënkryetari që është që 3 vjet aty, na thotë që janë 6 mijë parking të pashfryëzuara do të thotë faji është i qytetarëve që nuk i shfrytëzojnë”, tha ai.
Ndër të tjera Prebreza ju drejtua Osmani për të shkuar të shikohen hyrjet dhe daljet e këtyre parkingjeve.
“Hajde shkojna bashkë edhe i shohim hyrjet dhe daljet e këtyre parkingjeve ne çfarë rrethana ka mundësi mu shfrytëzu ato, ska pasë monitorim të ndërtimit edhe ato kyqje dhe dalje të garazheve janë të pa përdorshme në 90% të pjesës së tyre”, tha ai. /21Media


