Sekuestrohen 204 kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi në aeroportin e Shkupit

featured
Press Online
15 Shtator 2025, 12:11

Janë sekuestruar 204 kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi, vlera e të cilave vlerësohet në 700 mijë denarë. Rasti u zbulua nga doganierët në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri, shtetas i SHBA-së.

“Pasagjeri, megjithëse mbante me vete një sasi të madhe parash për qëllime koleksionimi, është drejtuar për në kanalin e gjelbër.

Për shkak të dyshimeve, ai është përzgjedhur për një kontroll të detajuar, gjatë të cilit në dy valixhet dhe çantat që mbante me vete u zbuluan kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi”, informoi sot Drejtoria doganore. Kundër pasagjerit është nisur procedura përkatëse para gjykatës kompetente.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter