Arben Fetai: Shqiptarët po thonë “Kurrë më BDI”

featured
Press Online
10 Shtator 2025, 18:04

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka deklaruar se në çdo takim me qytetarët dëgjohet një mesazh i qartë: “Kurrë më BDI”. Sipas tij, ribrendimi i këtij subjekti politik në “AKI” nuk ka sjellë ndryshim, por vetëm ka rritur zhgënjimin e shqiptarëve.

“Për 22 vite, shqiptarët e provuan qeverisjen e tyre. Rezultati ishte zhgënjim i madh: mashtrime, korrupsion, kërcënime dhe shantazhe. Ky është modeli i tyre i pushtetit”, theksoi Fetai.

Ai shtoi se edhe në opozitë, BDI po vepron me të njëjtën logjikë, duke tentuar të krijojë kaos dhe tensione politike.

“Siç ka thënë Arbën Xhaferi: ‘Anarkia është pasoja më e hidhur e demokracisë së keqpërdorur’. Pikërisht kështu po veprojnë sot”, tha Zëvendëskryeministri Fetai.

Fetai u ndal edhe tek raportet brenda kampit opozitar, duke theksuar se ato shfaqin përçarje dhe mungesë koherence.

“Njëri lavdëron tjetrin, por nuk merr përgjigje; disa janë zhdukur nga skena. Kjo nuk është opozitë e fortë, por një strukturë e rraskapitur dhe pa ide”, u shpreh ai.

Në përfundim, Fetai theksoi se shqiptarët meritojnë një opozitë të përgjegjshme dhe kredibile, ndërsa për BDI-në periudha e gjatë në opozitë do të jetë e vetmja mundësi për të reflektuar dhe reformuar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter