Kandidati për kryetar komune të Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me Xhavit Hasanin, duke e cilësuar atë si “histori të gjallë të ndërgjegjes kombëtare”. Në postimin e tij në Facebook, Mexhiti theksoi se Hasani nuk ka qenë vetëm dëshmitar, por edhe pjesëmarrës aktiv në ngjarjet më të rëndësishme për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.
Sipas Mexhitit, kontributi i Hasanit dhe shokëve të tij vazhdon të shërbejë si frymëzim për gjeneratat e reja, të cilat sot jetojnë të lirë për shkak të angazhimit të tyre. “Të bisedosh me Xhavitin do të thotë të prekësh historinë nga afër dhe të kuptosh rrugën e mundimshme të kombit tonë”, shkruan Mexhiti, duke i shprehur respekt dhe mirënjohje të përhershme.


