Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Sefer Selimi, ka reaguar pas sulmit ndaj makinës së gazetarit Naser Selmani, duke bërë thirrje për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.
“Uroj që policia t’i zbardh një orë e më parë autorët e rastit dhe shumë shpresoj që të mos jetë mesazh kërcënimi për të ndalur mendimin ndryshe dhe fjalën e lirë”, ka theksuar Selimi.
Ai shtoi se liria e shprehjes është një ndër shtyllat kryesore të demokracisë dhe çdo tentativë për ta cenuar atë duhet të marrë përgjigjen e merituar nga institucionet.





