Akanji para ndeshjes me Kosovën dhe Slloveninë: Duam gjashtë pikë të plota

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji, është paraqitur në konferencë para ndeshjes me Kosovën.

Akanji tha se duan gjashtë pikë në dy takimet e muajit shtator dhe nisje të mbarë në ndeshjen ndaj ‘Dardanëve’, transmeton GazetaBlic Sport.

“Është periudha më e shkurtër kualifikuese që kam pasur me ekipin kombëtar deri më tani. Kështu që duhet të jemi plotësisht të përqendruar. Gjëja e mirë është se kemi dy ndeshje në shtëpi për të filluar. Presim gjashtë pikë nga ato ndeshje. Nuk do të jetë e lehtë, por ky është qëllimi ynë”, tha Akanji.

Kujtojmë që ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, do të zhvillohet të premten, me fillim nga ora 20:45.

/GazetaBlic Sport/

 

Akanji para ndeshjes me Kosovën dhe Slloveninë: Duam gjashtë pikë të plota
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *