Diego Simeone ka shprehur publikisht admirimin e tij për José Mourinhon, para derbit të Madridit mes Atlético Madridit dhe Real Madridit.
“Kam shumë admirim për Mourinhon. Ai e di vlerësimin që kam për të”, ka deklaruar Simeone, duke treguar respektin e madh që ka për trajnerin portugez.
Simeone dhe Mourinho njihen prej vitesh dhe kanë ndarë shumë përballje të rëndësishme në futbollin evropian.
Tani, të dy do të jenë protagonistë në një tjetër derbi të Madridit, këtë herë nga pankinat e dy rivalëve të mëdhenj.


