Një Samit sigurie në Kinë bën bashkë për dy ditë radhazi, rreth 20 udhëheqës botërorë, përfshirë ata nga Kina, Rusia, India dhe vende të tjera, në atë që po shihen si përpjekje për të kundërshtuar ndikimin Perëndimor në çështjet globale.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mbërriti në qytetin Portual të Kinës këtë të diel, ku u prit me nderime të larta.
Teksa transmetonin pamjet e pritjes, mediat kineze i përshkruan lidhjet midis Kinës dhe Rusisë në më të mirën e tyre në histori, duke u bërë më të qëndrueshmet dhe më të rëndësishmet strategjikisht midis vendeve të mëdha.
Gjatë ditëve të qëndrimit në Samit, presidenti rus pritet të marrë mbështetje të madhe nga aleatët aziatikë, teksa sanksionet nga Perëndimi sa vin e shtohen.
Një mikpritje e ngrohtë e një shtrëngim duarsh mes liderit kinez dhe atij të Indisë ka marrë gjithashtu vëmendje.
Vetëm pak ditë pasi India u godit nga tarifat amerikane, kryeministri Modi tha se ishte i përkushtuar për të përmirësuar lidhjet me Kinën, teksa të dy udhëheqësit diskutuan nevojën për të zgjeruar lidhjet tregtare dhe të investimeve.
Udhëheqësit diskutuan gjithashtu zgjerimin e terrenit të përbashkët mbi çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale, si dhe sfidat si terrorizmi dhe tregtia e drejtë në platformat shumëpalëshe, thuhet në deklaratën indiane.


