Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Pasdite, në pjesët juglindore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 28 deri 35 gradë, përcjell PressOnline.al.
Në Shkup, mot me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34 gradë.
Të enjten do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore, ndërsa të premten herë pas here do të jetë e fuqishme. Të shtunën do të ketë kushte për reshje lokale të herëpashershme shiu dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë luginës së Vardarit herë pas here e fortë nga veriu, e cila do të vazhdojë edhe të dielën, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rënie.


