Moti sot në Maqedoninë e Veriut

featured
Press Online
17 Gusht 2025, 08:28

Nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe jostabile, e cila është e lidhur me një front atmosferik nga veriu me ajër më të ftohtë në lartësi, sot (e diel, 17 gusht) në orët e pasdites lokalisht, ndërsa nesër (e hënë, 18 gusht) në më shumë vende do të ketë zhvillim të bërthamave konvektive të reve me bubullima, nga të cilat pritet të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë në zonën e paqëndrueshmërisë, informon PressOnline.al.

Lokalisht proceset atmosferike do të jenë më intensive dhe do të ketë paraqitje të motit të keq, të shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm e të dendur, erë të fortë, shkarkesa elektrike dhe breshër. Edhe në pjesë të rajonit të Shkupit gjatë periudhës së lartpërmendur do të ketë jostabilitet me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe kushte për mot të keq.

Sa i përket temperaturave, ato sot (e diel, 17 gusht) do të ngjiten në intervalin prej 28 deri 35 gradë, ndërsa nesër (e hënë, 18 gusht) do të jenë pak më të ulëta dhe do të arrijnë prej 25 deri 34 gradë.

Për shkak të motit shumë jostabil, apeloj që në rast paraqitjeje të motit të keq qytetarët të kenë kujdes më të madh, gjegjësisht nëse ka mot të keq të mos qëndrojnë në hapësira të hapura dhe nën drunj të vetmuar. Po ashtu, në rast paraqitjeje të erës së fortë, qytetarët të mbrojnë automjetet e tyre, që do të thotë të mos i vendosin pranë drunjve, veçanërisht atyre të vjetër dhe të vetmuar. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter