Starmer pret Zelenskin në Londër/ Takimi, para bisedimeve të pritshme Trump-Putin për Ukrainën

featured
Press Online
14 Gusht 2025, 19:08

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka pritur  presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mëngjesin e së enjtes në Doëning Street. Ata shtrënguan duar me njëri tjetrin në prani të kamerave.

Takimi vjen në një kohë kur Evropa po përgatitet për rezultatet e takimit historic të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ditën e premte.

Diskutimet mes Starmer dhe Zelenskyt  pritet të  mbahen në një kohë kur një ditë më parë  kryeministri britanik tha se  vendi i tij është i gatshëm që ta “rrisë trysninë” ndaj Rusisë, nëse është e nevojshme.

Gjatë një telefonate të mërkurën me presidentin amerikan dhe aleatët evropianë, Starmer e lavdëroi Trumpin për punën e tij për të krijuar një mundësi  të arritshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Megjithatë, evropianët janë të shqetësuar nga përjashtimi i Zelenskyt nga takimi mes Trumpit dhe Putinit.

Mendohet se një nga kërkesat e udhëheqësit rus është që Ukraina t’i dorëzojë pjesë të rajonit Donbas që ende kontrollon.

Por, Zelensky ka hedhur poshtë çdo propozim që do të komprometonte integritetin territorial të Ukrainës, diçka që ndalohet nga kushtetuta e vendit.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter