Një person me makinë sulmon turmën gjatë Paradës në Berlin, një i vdekur dhe 16 të plagosur

featured
Press Online
26 Korrik 2026, 08:34

Një person humbi jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur pasi një automjet u përplas me turmën gjatë paradës së krenarisë (Pride) në Berlin, një nga ngjarjet më të mëdha në Evropë në mbështetje të komunitetit LGBTQ+.

Policia gjermane njoftoi se është në kërkim të autorit të dyshuar, i cili sipas të dhënave paraprake është një person i njohur për autoritetet dhe lidhet me spektrin islamist.

Autoritetet paralajmëruan se i dyshuari mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos i afrohen nëse e shohin.

Sipas policisë, pak para orës 22:00, drejtuesi i një automjeti të bardhë goditi disa persona në zonën Ahornsteig, në parkun Großer Tiergarten. Fillimisht u raportuan shumë të plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike, ndërsa më vonë u konfirmua se bilanci i sulmit është një viktimë dhe 16 të plagosur.

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, e cilësoi ngjarjen si “një sulm ndaj shoqërisë sonë të lirë dhe të hapur”, duke theksuar se një tubim paqësor dhe tolerant u godit në mënyrën më brutale.

Policia vijon operacionin për kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar, ndërsa hetimet për motivet e sulmit janë në zhvillim.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter