BDI: Çairi nuk guxon të kthehet në duart e njeriut që për 20 vjet rresht e shndërroi komunën në kompani private për pasurim personal

featured
Press Online
13 Gusht 2025, 10:31

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj Izet Mexhitit dhe vartësit të tij, Visar Ganiu, duke i akuzuar për korrupsion, keqmenaxhim dhe shfrytëzim të komunës së Çairit për interesa personale dhe biznes privat. Sipas BDI-së, gjatë mandateve të tyre janë përvetësuar miliona euro nga ndërtimet pa leje dhe legalizimet e dyshimta, ndërsa banorët kanë mbetur pa zgjidhje të qëndrueshme për problemet e përditshme.

Në reagim, BDI thekson se qytetarët e Çairit meritojnë një komunë të pastër nga korrupsioni dhe krimi, duke bërë thirrje që më 19 tetor të japin fund epokës së shkatërrimit të administratës lokale dhe të votojnë për një drejtim të ri.

Në vazhdim ju sjellim të plotë kumtesën e Bashkimit Demokratik për Integrim:

Qytetarët e Çairit e dinë mirë se kush është Izet Mexhiti dhe vartësi i tij, Visar Ganiu.

Ata e dinë se gjatë mandateve të tyre, komuna u bë sinonim i krimit, korrupsionit dhe kaosit të plotë.

Ata e dinë se ai në vend që të jetojë në mesin e njerëzve për të cilët bën sikur kujdeset, jeton rehat në Butel ndërkaq Çairin e sheh vetëm si fushë për biznese privat dhe për pasurim të shpejtë.

Mexhiti duhet të përgjigjet se sa miliona euro kanë hyrë në xhepat e tyre nga ky korrupsion me ndërtimet e paligjshme?

Dhe se a planifikon me ato para të tenton të jep ryshfet për zgjedhjet, gjë që gjithsesi nuk do ta shpëtojë. Mexhiti në këto zgjedhje nuk lufton për Çairin dhe banorët, por për interesin e biznesit të tij privat.

Nëse do të interesohej për banorët gjatë këtyre 20 viteve, do të kishte bërë diçka.
Gjatë udhëheqjes së tij, nga ndertimet pa leje dhe legalizimet e dyshimta u vodhën në mënyrë kriminele 225 milionë euro.

Asnjë projekt i madh infrastrukturor, asnjë zgjidhje e qëndrueshme për problemet e banorëve vetëm ndërtesa, biznese dhe marrëveshje për rrjetin e tij të njerëzve.

Prandaj, Mexhiti e di që nuk e ka mbështetjen e shqiptarëve dhe se i duhet me përulje ta kërkojë mbështetjen e Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. I ulur në prehrin e Mickoskit, shpreson se me propagandën e paguar të portaleve të VMRO-së do të shpëtojë nga humbja.

Por Çairi nuk harron, dhe çairasit nuk do të lejojnë që me paratë e fituara nga krimi, Izeti të fshijë votën e tyre. E as me milionat e vjedhura nuk do të mund ta fshijë të vërtetën e 20 viteve të shkatërrimit të komunës nga ana e tij.

Qytetarët e Çairit meritojnë të jetojnë në një komunë pa kaos, pa korrupsion dhe pa njerëz që e shohin komunën vetëm si bankomat për interesat personale.

Më 19 tetor, është koha për t’i dhënë fund epokës së ndërtimeve pa leje, krimit dhe shantazheve.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter