Kandidati i Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, është takuar me shokët e gjeneratës nga Komuna e Sarajit, bashkëklasorët e gjimnazit “Zef Lush Marku”, përcjell PressOnline.al.
Ramadani e përshkroi takimin si një ndjesi të veçantë, ku miqësia e vjetër dhe besimi i sinqertë i shokëve të tij e obligon të punojë me ndershmëri. Ai falënderoi përkrahësit për mbështetjen e dhënë ndaj kandidaturës së tij, duke premtuar që besimin do ta kthejë në punë konkrete, rezultate dhe respekt për çdo lagje e fshat të Sarajit.
“Së bashku, vizioni për një Saraj më të zhvilluar e dinjitoz bëhet i mundur”, u shpreh Ramadani, duke shprehur mirënjohje për çdo fjalë, dorë dhe buzëqeshje që ka marrë.


