Tentativa e radhës për armëpushim, ja ku do të mbahet takimi mes Trump dhe Putin

featured
Press Online
09 Gusht 2025, 08:56

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë publike datën dhe vendin e takimit të shumëpritur me presidentin rus Vladimir Putin, që do të zhvillohet të premten, më 15 gusht 2025, në shtetin amerikan të Alaskës.

Takimi pritet të fokusohet në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë, por pa praninë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Trump, në një postim në platformën e tij Truth Social, shkruan: “Takimi i shumëpritur mes meje, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Presidentit Vladimir Putin, të Rusisë, do të mbahet të premten e ardhshme, më 15 gusht 2025, në shtetin e madh të Alaskës. Detaje të tjera do të publikohen së shpejti. Faleminderit për vëmendjen tuaj!”

Ky do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë SHBA-Rusi që nga viti 2021, kur ish-presidenti Joe Biden u takua me Putinin në Zvicër.

Nga pala ruse, lajmi u konfirmua edhe nga këshilltari i Kremlinit, Yury Ushakov, i cili tha se fokusi i bisedimeve do të jetë “gjetja e një zgjidhjeje afatgjatë dhe paqësore për krizën ukrainase.” Ai shtoi gjithashtu se presidenti Trump është ftuar për një takim të dytë në Rusi në të ardhmen.

Trump deklaroi gjithashtu se bisedimet me Putinin mund të sjellin “një marrëveshje shumë afër për të përfunduar luftën,” duke përmendur se mund të përfshihen edhe “shkëmbime territoresh në favor të të dyja palëve”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter