Takimi Trump-Putin në Alaskë, dy presidentët përballë njëri – tjetrit më 15 Gusht

featured
Press Online
09 Gusht 2025, 14:01

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se do të takohet me homologun rus Vladimir Putin në Alaskë të premten 15 gusht për të diskutuar për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Trump nuk dha detaje të tjera rreth takimit, por e quajti atë një hap të mundshëm të madh pas javësh zhgënjimi për mungesën e përparimit drejt ndalimit të luftimeve.

Lexo edhe :

Related Posts

“Do të takohem shumë shpejt me Presidentin Putin. Do të kishte ndodhur më shpejt, por mendoj se ka organizime sigurie që për fat të keq duhen bërë përpara”, tha Trump.

Lajmin e konfirmoi edhe këshilltari i Putin për Punët e Jashtme, duke e quajtur Alaskën si një vendtakim të përshtatshëm për të dyja palët.

Putin rrezikon të arrestohet kur udhëton jashtë vendit, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte, por megjithatë SHBA-të nuk janë anëtare dhe nuk e kanë një detyrim të tillë.

Trump sugjeroi gjithashtu se takimi ne Alaskë mund të mbahet para çdo takimi trepalësh ku do të përfshihej edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa foli edhe për shkëmbim territoresh, por pa dhënë detaje.

Në një deklaratë të fundit, presidenti Zelensky ka thënë se Ukraina nuk do ti japë asnjë centimetër territor pushtuesit dhe se lufta nuk mund të përfundojë pa Ukrainën.

Përveç neutralitetit të Ukrainës dhe kufizimeve të rrepta për madhësinë e ushtrisë së saj, një nga kushtet e deklaruara të Moskës për një marrëveshje paqeje është tërheqja e Ukrainës dhe njohja ndërkombëtare e katër rajoneve si ruse, diçka që Kievi e quan të papranueshme.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter