Populli kërkon dinjitet – Zgjohuni!

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Nga Mimoza Mustafai Jonuzi

“Unë vij nga populli dhe me popullin jam”. Nuk përfaqësoj asnjë parti politike dhe pse shpesh më kanë ofruar të jem, nuk e dua nuk bën për mua por, di të zgjedh se çfarë është e mira për mua.

Sot e kësaj dite më tingëllon fjalia e mikut tim: në politikë ty të han sorrat, je tepër e sinqertë për të qenë politikane, nuk ke diplomaci- më thoshte gjithmonë!

Nuk dua të merrem me politikë as me çështjet e tyre por, meqë jemi në prag të zgjedhjeve lokale 2025, uroj që kandidatët tanë të bëjnë një luftë të ndershme. Le të fitoj më i mirë, ai që ka më shumë vepra se sa fjalë sepse a e dini, njerëzit janë lodhur më nga fjalët boshe, nga premtime që nuk i realizuat kurrë, ose në kurriz të popullit përfituan të tjerë?!

Nuk mashtrohen më qytetarët me blerje votash, nuk e shesin më dinjitetin e tyre, u lodhën duke e bërë këtë gjë, dhe në këmbim nuk morën asgjë. Kujtohen vendet e harruar veç në kohë votimesh, dhe pastaj 364 ditë harresë.

Mbaroj kjo epokë!

Tani duhet të dilni me premtime të vërteta me fjalë që peshojnë, me vepra të arritshme për tu realizuar! Njerëzit nuk kërkojnë që ju t’i çoni në hënë, ata kërkojnë tua kthenin dinjitetin! Prindërit kërkojnë t’ua ktheni dinjitetin para fëmijëve të tyre, vëllait para motrës, burrit para gruas, gruas para botës.

Unë vij nga populli dhe e di mirë si është ti thyesh duart kur fëmija të kërkon diçka që ti nuk mund t’ia, sigurosh sepse xhepat i ke të zbrazur nga faturat e larta, nga harxhimet elementare dhe kur të shohësh 1, 2, 3 ke ngelur pa një qindarkë në xhep.

Nuk jemi shtet i varfër por me qëllim e varfërojmë popullin sepse një popull i varfër më lehtë nënshtrohet, më lehtë shitet e blihet, më lehtë shtypet. E boll, ka ardhur koha që të lëvizin gjërat në këtë vend. Ai që do t’ia rikthej popullit dinjitetin, ai ka për të fituar, ndryshe as mos e mendoni.

Na, duhet një udhëheqës me zemër, me mendje dhe me shpirt të pastër, nuk kemi nevojë për njerëz që flasin bukur por për njerëz që veprojnë për t’ua bërë popullit jetën e bukur. Vetëm kështu mund ti fitoni zemrat e njerëzve, sepse votat janë thjesht numra, ndërsa fitimi i dashurisë njerëzore do t’ju ndjek kudo!

Ju flisni për popullin dhe atë duhet ta mbroni siç mbroni fëmijët tuaja sepse ata, shpresat i varin tek ju. Peshë të rënd bartni mbi supe ndaj kujdes se mos ju zë haku i ndonjë të lënduari, e dini mirë lutjet e të lënduarit nuk i kthen as Zoti! Nëse jeni për popullin dhe me popullin, të humbur nuk do të jeni asnjëherë!(PressOnline.al)

Populli kërkon dinjitet – Zgjohuni!
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *