Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën që do të mbahet sot në Prishtinë, me moton “Protestë kundër padrejtësisë”, e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.
Në një reagim të publikuar në Facebook, Sela ka zgjedhur të përcjellë mesazhin e tij përmes vargjeve të fuqishme të Faik Konicës:
“Ma shanë atdheun, ma shanë nga nëna,
në një bar, mbushur me të bardhë e negër…
Shtrëngova dhëmbët të mos më çahej zëmra,
e mbi ta të lëshohej si bishë e egër…
Ma shanë atdheun buzë detit Egje.
Si m’u mbyll goja e nuk volla mallkime!?
Po për kë t’i shaja!? Ata s’kishin atdhe…
Ma shanë atdheun, në gjuhën time.”
Protesta e sotme pritet të jetë një thirrje e fuqishme për drejtësi, për dinjitet dhe për respekt ndaj sakrificës së atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.


