Një mëlçi e pashëndetshme shkakton probleme shqetësuese shëndetësore ndaj mjekët këshillojnë gjithnjë shmangien e alkoolit të tepërt, ushqimeve të yndyrshme dhe sheqernave që mëlçia të qëndrojë e pastër dhe të funksionojë si duhet. Në listën e frutave dhe perimeve, disa spikatin si më të mirat për pastrimin e mëlçisë
Thelbësore për një dietë të mirëbalancuar, ushqimet që pastrojnë mëlçinë janë të lehta për t’u gjetur. Por pse duhet t’u kushtoni vëmendje? Mëlçia është një nga organet tona kryesore dhe një nga funksionet e saj është largimi i lëndëve të dëmshme nga trupi.
Një mëlçi e pashëndetshme shkakton probleme shqetësuese shëndetësore ndaj mjekët këshillojnë gjithnjë shmangien e alkoolit të tepërt, ushqimeve të yndyrshme dhe sheqernave që mëlçia të qëndrojë e pastër dhe të funksionojë si duhet. Në listën e frutave dhe perimeve, disa spikatin si më të mirat për pastrimin e mëlçisë, shkruan Vogue.
BORONICA. Të pasura me antioksidantë, ato mbrojnë mëlçinë nga radikalet e lira, por kanë edhe veti anti-inflamatore dhe mund të luftojnë qelizat kancerogjene.
PERIMET GJETHEGJELBRA DHE ME DEGË. Perimet gjethegjelbra kanë shumë antioksidantë. Kale, lakra dhe arugula jajnë burime shumë të mira klorofili që ka aftësi detoksifikuese dhe ndihmon mëlçinë. Perimet me degë si brokoli, lulelakra dhe lakrat e brukselit mbrojnë qelizat e mëlçisë. Një studim te minjtë tregoi që brokoli pakëson rrezikun e mëlçisë së dhjamosur.
DOMATET. Domatet pastrojnë trupin dhe mund të ndihmojnë në pakësimin e rrezikut ndaj mëlçisë së dhjamosur që mund të çojë në cirrozë, dëmtim të mëlçisë dhe kancer.
PANXHAR. Lëngu i panxharit e mbron mëlçinë nga radikalet e lira, stresi oksidativ dhe yndyra e tepërt.
FARA LIRI. Nga ulja e kolesterolit te reduktimi i rrezikut të disa sëmundjeve, farat e lirit kanë një mori përfitimesh. Ato kanë shumë acide yndyrore omega-3.
SALMONI DHE PESHQ TË TJERË ME YNDYRË. Salmoni, sardelet dhe peshku ton janë disa nga llojet më të pasura me omega-3, e cila ul inflamacionin. Salmoni është një nga ushqimet më të mira të bukurisë dhe ndihmon trurin dhe zorrët.
KAFEJA. Një studim i vitit 2016 tregoi se kafeja mund të reduktojë rrezikun e mëlçisë së dhjamosur, ndërsa një studim tjetër tregoi se konsumimi i dy filxhanëve kafe mund të mbrojë nga dëmtimi i përhershëm i këtij organi nëse vuani nga një sëmundje kronike.
VAJ ULLIRI. Është një nga vajrat më të mirë për të gatuar dhe madje mund ta pini. Është një magazinë që ruan shumë vlera në luftën kundër diabetit, përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe zorrëve, forcimin e kockave dhe uljen e tensionit të gjakut. Në mëlçi, redukton inflamacionin dhe yndyrën, si dhe enzimat e larta.
HUDHRA. Përveçse u shton shije pjatave, hudhra përmban minerale, squfur, vitaminë A dhe C, fibra që ndihmojnë shëndetin dhe parandalojnë sëmundjet. Forcon imunitetin dhe mbron nga inflamacioni duke luftuar disa kancere dhe ul tensionin e gjakut. Është një nga ushqimet më të mira për të detoksikuar mëlçinë.
AGRUMET. Lëngu i portokallit apo uji me limon janë një nga format më të mira për të larguar toksinat.
ARRAT. Arrat, lajthitë dhe bajamet janë një alternativë shumë e mirë midis vakteve apo për t’i shtuar vlera ushqyese një pjate. Ato pakësojnë kolesterolin, ulin inflamacionin dhe ruajnë peshën.







