Jeton Xhemaili, nga zyra për komunikim me media e Aleancës për Shqiptarët, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kundërshtarëve politikë, të cilët sipas tij nuk mund ta durojnë praninë e partisë që ai përfaqëson, madje edhe kur nuk janë të pranishëm.
Xhemaili thekson se Aleanca për Shqiptarët është e bashkuar me popullin e saj dhe vepron për një kauzë kombëtare.
“Disa njerëz s’të durojnë… edhe kur s’je aty! Po shihni hallin tuaj, herë në prehrin e Adnanit, herë te këmbët e Izetit, e të gjithë bashkë në prehrin e Mickoskit. “Jetimë politikë”! Na dhimbeni vërtet… Ndërkohë, ne jemi në terezi. Në shtëpinë tonë, me popullin tonë, në marrëveshje për një kauzë kombëtare. E ju jepni VMRO-së 40% të pushtetit lokal dhe vazhdoni rolin e përkthyesit politik VMRO–Shqip. Të mjerë në shërbim të gabuar. Sidoqoftë, e kuptojmë, tuta ha dardha të buta! Panik!”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.


