Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Juljan Shehu, po kalon në një formë të mrekullueshme në karrierën e tij.
Në ndeshjen hapëse të këtij edicioni, ai shënoi një super gol me fanellën e Widzew Lodz, gol i cili ishte edhe i fitores për skuadrën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Shehu, ka treguar paraqitje fantastike edhe në ndeshjet me Shqipërinë që nga debutimi i tij me fanellën kuq e zi, duke ofruar siguri e kreativitet në mesfushë.
Në një prononcim eskluzivisht për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se është shumë i lumtur që e ka nisur mbarë këtë edicion, kurse synimi i tij është që të vazhdojë në këtë mënyrë.
“Jam shumë i lumtur me paraqitjen që kisha dhe që fituam tre pikët në ndeshjen e parë të kampionatit. Shpresoj të vazhdojë kështu dhe të ndihmojë ekipin me paraqitjet e mia në fushë”, tha fillimisht Shehu.
Stunning strike by Juljan Shehu for Widzew Łódź in the season opener pic.twitter.com/zlBv3XGj2q
— Kuq e Zi (@KuqeZiFootball) July 19, 2025
‘GazetaBlic Sport’ kishte informacione për ofertat që Shehu kishte gjatë kësaj merkato, të cilat i konfirmoi edhe vet mesfushori, duke thënë se i refuzoi për shkak se nuk ishin të duhurat, por jo në aspektin financiar.
“Kam pasur oferta të ndryshme, por kam vendosur t’i refuzoj, sepse mendoj që nuk kanë qenë të duhurat për mua, por jo për kushtet financiare”, vazhdoi tutje, Shehu.
Mesfushori shqiptar tregoi se cila është poashtu skuadra e tij e preferuar, gjithashtu shembulli që e ka ndjekur në mesfushë.
“Ekipi im i preferuar dhe që kam bërë tifo që nga fëmijëria ime është Real Madrid. Kurse, lojtari që më ka pëlqyer gjithmonë dhe që më jep kënaqësi kur e shikoj duke luajtuar, është Sergio Busquets”, përfundoi Shehu.
/GazetaBlic Sport/


