Diart Geci është në mesin e futbollistëve që janë larguar nga skuadra e Drenicës.
Sulmuesi 22 vjeçar ishte pjesë e skuadrës që siguroi ngjitjen në elitën e futbollit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.
Geci tashmë ka vendosur të ndryshojë skuadër dhe është gati për një aventurë të re. Ka disa ekipe që kanë shprehur interesim serioz për shërbimet e tij.
Duhet cekur që përveç tipareve të mira sulmuese që ka, ai e ndihmon skuadrën edhe në aspektin organizativ të lojës. Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e tij e re, në të cilën synon të dëshmojë talentin që ka.
/GazetaBlic Sport/


