Nëse bëni këto dy gabime gjatë grimit, do të dukeni më e vjetër

featured
Press Online
19 Korrik 2025, 13:51

Disa truke të thjeshta bukurie mund t’ju bëjnë të dukeni vite më të rinj

Meqë koha lë shenja në lëkurën tuaj, si linja të holla dhe rrudha, ndryshimi i rutinës së grimit mund të jetë pikërisht ajo që ju duhet për të ruajtur shkëlqimin rinor.

Vendosni konturin më lart mbi mollëza

Artistët e grimit rekomandojnë të aplikoni konturin më shumë mbi mollëza, dhe jo në thellësinë e faqeve.

“Konturi krijon hijen natyrale në fytyrë, por nëse vendoset shumë poshtë, do të dukeni edhe më të vjetër,” këshillon Lauren Hale, për Best Life.

“Prandaj, duke vendosur konturin më lart mbi mollëza, do të ngremë vizualisht faqet,” shton ajo, transmeton Telegrafi.

Përdorimi i korrektorit nën sytë

Hale thotë se ekziston një gabim tjetër i zakonshëm që bëjnë gratë mbi 40 vjeç kur aplikojnë grimin – përdorimi i keq i korrektorit, duke mbushur kryesisht “këndin” nën sy.

Hale sugjeron të aplikoni korrektorin në një vijë diagonale lart, duke nisur nga cepi i jashtëm i syrit drejt vijës së flokëve. Kjo do të ndriçojë dhe ngrejë pamjen, pa tërhequr vëmendjen tek linjat e holla apo rrudhat që mund të keni nën sy.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter