Një skandal i madh ka ndodhur sonte në ndeshjen kualifikuese të Europa League.
Tifozet e Partizanit kanë shpalosur një transparent gjigant me shkrimin “Kosova është Serbi”, në ndeshjen ndaj Aek Larnaca, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky është një veprim i vazhdueshëm dhe i dënueshëm, i cili nuk duhet të tolerohet nga UEFA.
Mbetet të shihet se cili do të jetë edhe reagimi nga Federata e Futbollit të Kosovës.
/GazetaBlic Sport/


